Dita e ujit të bekuar

 

Dita e ujit të bekuar

Dita e Ujit të Bekuar, e njohur si Pagëzimi, sipas besimit të të krishterëve është dita kur Shën Gjon Pagëzori e pagëzoi Krishtin në lumin Jordan. Pagëzimi në fenë ortodokse do të thotë lindje shpirtërore, fillimi i jetës njerëzore në besim. Festohet dy ditë – dita e parë është 19 janari dhe quhet Dita e Ujit të Bekuar të Meshkujve, dhe dita e dytë është 20 janari dhe quhet Dita e Ujit të Bekuar të Femrave.

Në të kaluarën në Shkup ka ekzistuar zakoni në të cilin gjatë këtyre ditëve dhëndurët dhe bijtë e parë meshkuj, si dhe nuset dhe bijat e para femra, në mënyrë të përshtatshme, laheshin në lumin Vardar dhe spërkateshin me ujë të shenjtë nga prifti.

 

 

Në ditët e sotme, çdo vit në 19 janar, në të gjitha vendbanimet në Maqedoni, priftërinjtë kryejnë ritualin tradicional i hedhjes së kryqit në çdo sipërfaqe më të madhe ujore, ndërsa njerëzit hidhen pas kryqit. Mendohet se ai që do të kapë kryqin në ujë do të ketë shumë fat në vitin e ardhshëm. Rituali simbolizon futjen e Krishtit në lumin Jordan.

Hedhjet më masive pas kryqit, që ju mund të shikoni, bëhen në Shkup në lumin Vardar dhe në Ohër në Liqenin e Ohrit. Koha është e ftohtë, uji është gjithashtu i ftohtë, por kjo nuk i pengon besimtarët të futen në ujë pas kryqit. Kjo traditë ortodokse është një nga më specifiket në Maqedoni – mos e humbisni.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.