Maratoni i Ohrit

 

Maratoni i Ohrit

Çdo verë, dashamirësit e sporteve të ujit dhe mysafirët që kanë ardhur për pushime në bregun e Liqenit të Ohrit, me kënaqësi mblidhen në mjedisin e Ohrit dhe Strugës për të qënë dëshmitar të qëndrueshmërisë së pabesueshme dhe aftësive të maratonëve më të mirë në botë, të cilët garojnë në ujërat e liqenit në Maratonin e Ohrit.

Kjo ngjarje spotrive ndërkombëtare më e madhe në Maqedoni çdo vit fiton konkurencë të fortë si në kategorinë mashkullore ashtu edhe në atë femërore. Tre më të suksesshmit nga të dyja kategoritë shpërblehen me medaljen e duhur dhe me çmimin e përshtatshëm. Gara e parë maratone në relacionin Goricë-Ohër me një gjatësi prej 2,5 kilometra është mbajtur në vitin 1954, ndërsa maratoni i parë i vërtetë u mbajt në vitin 1962 në rrugën Peshtan-Strugë-Ohër në një gjatësi 36 kilometra.

 

 

Që nga viti 1992 maratona e Ohrit mbahet çdo vit, dhe nga viti 1998 ky konkurim në ujëra të hapura bëhet pjesë e programit të Federatës Ndërkombëtare të Notit, FINA. Rruga Klime Savin, të cilën maratonët duhet ta notojnë, është 30 milje dhe fillon nga manastiri i “Shën Naumit” e deri tek bregu i liqenit në Ohër.

Ejani tek liqeni i bukur i Ohrit për t’i dhënë mbështetjen e meritiuar këtyre pjesëmarrësve dhe kënaquni në mjedisin e mrekullueshëm veror pranë plazhit ose në ndonjë varkë në ujë.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.