Karnevali i vevçanit

 

Karnevali i vevçanit

Vasilica në kalendarin e vjetër Julian është e njejta si Viti i Ri në atë Gregorian, por festohet në 13 janar. Banorët e Vevçanit e festojnë me shumë ushqime, verë dhe muzikë, bashkë me karnevalin e pashmangshëm, autentik dhe ritual të Vevçanit. Karnevali ka karakteristika të veçanta me të cilat ndryshon nga pjesa tjetër e botës, kryesisht për shkak të antikitetit, misterit dhe improvizimit të tij.

Vazhdon gjatë 1400 viteve dhe është i pasur me rituale pagane, të cilat janë të përziera me praktika moderne. Nuk ka kufizime në moshë për pjesëmarrësit e karnevalit, dhe gjatë prezantimeve me maska, të gjithë pjesëmarrësit kanë liri të plotë të kthejnë botën përmbys dhe përmes shprehjes së krijimtarisë së vet të kritikojnë dhe përqeshin shumë aspekte të jetës së përditshme shoqërore.

 

 

Vasiliçarët e vjetër janë të detyruar të pijnë pak verë të kuqe dhe në këto momente festive nuk është turp edhe në qoftë se teprohet pak me pijen. Karnevali përfundon me valle dhe me djegien e maskave në qendrën e Vevçanit, sepse mendohet se në këtë mënyrë e keqja do të shkatërohet përgjithmonë.

Çdo gjë që ju duhet është dëshirë për argëtim, pak krijimtari dhe kozmetikë, që të drejtoheni nëpër rrugët e ngushta me kalldrëm të Vevçanit dhe të bëheni pjesë e magjisë së karnevalit të njohur. Këtu ju lejohet që për disa çaste të dilni nga vetja juaj dhe të jini dikush tjetër.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.