Karnevali i Strumicës

 

Karnevali i Strumicës

Karnevali i Strumicës është zakon tradicional shumëshekullor, i cili rrënjët e veta i ka nga një kult pagan dhe në thelb shënon festimin e lindshmërisë dhe pastrimit. Karnevali në kohën moderne ka kaluar nga një zakon në manifestim, i cili në vitin 1994 fiton karakter ndërkombëtar.

Mbahet në fillim të Kreshmës së madhe dhe i kushtohet vajzave të fejuara. Burimet e para të shkruara për Karnevalin e Strumicës rrjedhin nga viti 1670, nga shkrimtari turk Evlija Çelebija. Në hapjen e Karnevalit zgjidhen princ dhe princeshë, ndërsa ditën tjetër mbahet nata kryesore ndërkombëtare e karnevalot, ku ndahen çmime grupore dhe individuale.

 

 

Motivet më të zakonshme janë nusja dhe dhëndri, të cilët i simbolizojnë dhëndrin dhe nusen, më pas prifti i cili i bekon të rinjtë për lumturi dhe harmoni në martesë, dhe djallin të cilin të gjithë e përzënë i cili përfaqëson largim të forcave të këqija.

Në përgjithësi, karnevali i Strumicës është  i njohur për bujarinë, gëzimin dhe humorin pozitiv, kështu që nëse merrni pjesë në këtë manifestim, me maskë apo pa maskë, pa dyshim që do të kaloni në mënyrë të paharueshme.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.