Vranec dhe Kratoshija

Vranec dhe Kratoshija

 

 

Varieteti kryesor dhe më i rëndësishëm i prodhimit të verërave të kuqe në Mqedoni është vraneci. Është krijuar me anë të hibridizimit natyror dhe gjendet në të gjitha rajonet me vreshta në rajonin Povardarie, ndërsa në rajonet e tjera me vreshta gjendet në sipërfaqe më të vogla.  Rrushi ka ngjyrë të kuqe të errët dhe jep rezultate më të mira në tokë mesatarisht pjellore dhe mesatarisht të lagësht.  Vera e re e vranecit ka ngjyrë vjollcë të ndritshme, me aromë të xhemit të luleshtrydheve, frutave pemore dhe frutave me kokra të vogla. Verërat mesatarisht të forta dhe të forta kanë ngjyrë e kuqe e errët intensive, janë të pasura me ekstrakt dhe materie me ngjyrë.

 

Kanë shije harmonike, me aromë të theksuar dhe më të ndërlikuar që ngjan me frutat pyjore dhe nganjëherë me çokollatë dhe liker. Vera e vranecit, e shërbyer në temperaturë dhome, përshtatet me të gjitha ushqimet maqedonase, të tilla si mishi i kuq, mishi i kafshëve të egra, mishi i pjekur në skarë dhe me mishin e tymosur. Kratoshija është varietet rrushi që ka një histori të gjatë dhe mendohet se në teritorin e Maqedonisë kultivohej që në kohët e lashta, kur vera toçitej në amfora dhe dërgohej tek fisknikët e lartë.

 

Edhe pse disa herë i kërcënohej rrezik zhdukje, kratoshija arriti të mbijetojë dhe vreshtarët arritën ta shpëtojnë si një varietet i lartë. Kratoshija ka prejardhje të lashtë dhe është një nga varietetet më të njohura të rrushit të zi në Maqedoni.  Në rajonin Povardarie piqet në gjysmën e dytë të shtatorit, ndërsa në rajonet e tjera piqet më vonë. Kërkon tokë mesatarisht pjellore dhe mesatarisht të lagësht, i reziston thatësirës gjatë të cilës zhvillon nivel të lartë të sheqerit dhe ngjyrë më intenzive.

 

Verërat e prodhuara nga kratoshija janë mesatarisht të forta me 11-12 përqind alkol. Kratoshija është verë e kuqe e thatë me shije dhe aromë të pasur harmonike. Përshtatet me të gjitha llojet e mishrave të pjekura në zgarë dhe me djathrat pikante. Shërbeeni në temperaturë prej  18 deri 20°C.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.