Temjanika

Temjanika

 

 

Temjanika është një varietet rrushi e cila nuk ka prejardhje të njohur dhe saktësisht të vërtetuar, por supozohet se ka origjinë nga Lindja e Mesme. Është një nga varietetet më të vjetra dhe më të përhapura në botë, ndërsa në Maqedoni është më i përfaqësuar në rajonin e Tikveshit. Varieteti e ka fituar emrin nga aroma e theksuar e trumzës, ose temjanit.

 

Temjanika piqet në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, në tokë relativisht të lagësht.  Ajo është varietet muskat i përshtatshëm për rajone të ngrohta të vreshtave. Ka rendiment të mesëm. Rrushi ka lëvore të trashë, të fortë me ngjyrë jëshile-të verdhë, në anën që e zë dielli ka pika kafe. Lëngu është pa ngjyrë dhe me aromë  të theksuar muskati.

 

Nga temjanika bëhen verëra cilësore dhe të thata, gjysmë të thata dhe verëra muskate për deserte. Vera nga temjanika ka ngjyrë intensive e artë-e verdhë me nuanca jëshile, dallohet një freski e fortë me shije të plotë e cila ndihet gjatë. Aroma është e theksuar dhe ndihet shije e kajsisë, kumbullit të thatë ose lëkurës së portokallit.

 

Vera e temjanikës shërbehet në temperaturë prej 10-12 gradë, mund të pihet në shoqëri me ushqime të lehta, mish të bardhë, ushqime deti dhe deserte. Megjithatë, për shkak se ka aroma të pasura, lirisht mund të pihet edhe vetëm.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.