Stanushina

Stanushina

 

 

Në Maqedoni ka disa varietete autentike të rrushit, të cilat edhe rriten në rajonet e afërta, por vetëm një prej tyre rritet vetëm në tokën e Maqedonisë.  Bëhet fjalë për Stanushina – varietet i vjetës i rrushit që mund të gjendet vetëm në rajonin e Tikveshit.

 

Karakteristika kryesore e këtij varieteti është qëndrueshmëria.  Në një periudhë të caktuar të së kaluarës ekzistonte rreziku për zhdukje, sepse shumë pak veta i kushtonin vëmendjen e duhur, por stanushina arriti të mbijetojë.

 

Prej saj fitohet verë me cilësi të lartë. Veshulet e stanushinës piqen vonë, koha e ftohtë nuk pengon në rendimentin e tyre. Kur do të futet në bodrum, rrushi kërkon vëmendje të madhe dhe përkushtim të vërtetë. Nëse viti është i mirë atëherë mund të sigurojë verë me 11 deri 12 përqind alkol.

 

Vera karakterizohet me aromë të lehtë të luleshtrydheve dhe mjedhrës, ndërsa notat e frutave më shumë vërehen kur vera është e re. Më mirë është kur shërbehet në temperaturë prej 10 deri 16°C. Zgjedhje e shkëlqyer është kur vera kombinohet me puding të lehtë dhe të butë, karakteristikat kryesore janë më të theksuara kur shërbehet me sallatë të gjelbër, sarmë, piperka të mbushura ose me ushqime të tjera më të lehta.

 

Ngjyra e verës nga stanushina ka nuancë karakteristike të zbehtë, ekstrakt të pasur dhe thartësi të lartë, që i jep pijes një freski të shquar. Këtë verë e adhurojnë edhe njerëzit me shije të rafinuar, të cilët gjatë vizitës në Maqedoni asnjëherë nuk e humbin mundësinë të marin të paktën një shishe me vete.

 

Shijoeni edhe ju këtë verë të çmuar nga rrushi që gjendet vetëm në Maqedoni. Kur të pini vetëm një pikë, do të kuptoni se po pini një pjesë e historisë maqedonase e shënuar në të.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.