Prokupec
Varieteti specifik i rrushit prokurec është pak më i haruar në Ballkan dhe nuk mund të gjendet në vend tjetër. Në Maqedoni kultivohet në sipërfaqe të kufizuara, më shumë në rajonet Pellagoni-Pollosh dhe Pçinjsko-Osogov. Ky varietet piqet shumë vonë, dhe lëvoret janë të trasha dhe me ngjyrë të kaltër e të erët. Ka prodhimshmëri të mirë dhe është nje varietet me rendiment të lartë. Prokupecit i duhet tokë pjellore dhe mesatarisht e lagësht, në tokë të varfër dhe të thatë vuan nga thatësira.
Prokupeci i rritur në kushte të mira jep bazë të mirë për forcimin e verërave të kuqe. Ndaj është i përshtatshëm për bashkimin me vera të tjera të kuqe. Vera e prokupecit përfaqëson një harmoni të shkëlqyer të ngjyrës, aromës dhe shijes. Ka fortësi të mesme, ngjyrë të mirë, e lehtë dhe e pijshme. Kjo verë është freskuese, zakonisht ka 10 deri 13 përqind alkol. Dallohet me ngjyrë të kuqe të thellë dhe aroma është kombinim i vishnjës dhe qershisë. Mënyra më e mirë për ta shërbyer është në temperaturë 16-18°C me parahaje të lehta, brumëra dhe gjellë perimesh.