Peshk

 

Peshk

Populli ynë thotë se peshku noton tre herë – në ujë, në tavë dhe në verë. Në Maqedoni ka liqene dhe lumenj që karakterizohen me pastërti të pabesueshme, ka një pasuri të madhe të specialiteteve tradicionale të peshkut dhe ka verë krejtësisht të shijshme me të cilën përgatitet një pjesë prej tyre.  Një recetë e tillë specifike tradicionale është krapi i dehur. Ky peshk është karakteristikë e Prespës dhe për këtë arsye në këtë rajon mund ta shijoni specialitetin më të mirë. Krapi i pastruar prihet pak dhe shtohen hudhra, majdanoz, lëkurë limoni dhe karotë, dhe gjatë përgatitjes së peshkut vazhdimisht shtohet salcë domateje dhe sasi të madhe të verës së bardhë. Mund të shërbehet me sallatë me patate ose me oriz. Liqeni i Ohrit është gjerësisht i njohur për llojin endemik të Ohrit – troftën. Ngjyra e mishit e këtij peshku shumë të shijshëm është ose e bardhë ose rozë.

 

 

Recept tradicional në Ohër është trofta e copëtuar. Mishi i peshkut në këtë specialitet është i shpërndarë dhe pa ala, shërbehet në formën e vetë peshkut.  Specialitet tjetër është trofta me jani. Specialitet më të njohura të Dojranit janë të bazuara tek peshku, sidomos të peshkut kostezh dhe skubustit. Recepti më i njohur është peshku në kallam. Karakteristike për këtë recept është se peshku  mbështillet me kallam dhe në këtë mënyrë vednoset të piqet mbi thëngjijtë. Kallami e mbron peshkun derisa piqet, pengon djegjen e saj dhe i jep një aromë jo të përditshme. Zakonisht përgatitet me skobust. Me këto specialitete peshku, për një kënaqësi akoma më të madhe, më e përshtatshme është hapja e një vere të bardhë, siç janë smederevka ose zhilavka.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.