Shën Pantelejmon

 

Kisha „Shën Pantelejmon“

Kisha „Shën Pantelejmon“ është monumenti më i shquar mesjetar i Maqedonisë dhe një thesar botëror i artit bizantin që nga koha e dinastisë Komneni. Gjendet në shpatet e malit Vodno, në fshatin Gorno Nezeri. Kisha është ngritur në vitin 1164, me mjetet e Aleksej Komnen, dhe i është dedikuar mbrojtësit të shëndetit, Shën Pantelejmon. Kisha është ndërtuar në stilin bizantin dhe për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të thyer të zakonshëm të nxjerë nga mjedisi i manastirit dhe tulla me të cilat me njeshtëri janë krijuar sipërfaqe polikromike.

Sipas dimenzioneve të saj, kisha përfshihet në radhët e kishave më të vogla të tipit kryq i shënuar në zonë drejtkëndore.Mendohet se pikturat e Shën Pantelejmonit janë veprat e shumë mjeshtërve, ndërsa gama më e lartë e pikturave bizantine, për të cilat duhet ta vizitoni kishën Shën Pantelejmon, është  kompozimi „Vajtim i Krishtit“ e zografit kryesor të panjohur.

 

 

E veçanta e këtij kompozimi, me të cilën dallohet nga kompozimet e manastireve të tjera me tema të ngjashme në bizantinë e atëhershme, është shfaqja e theksuar dhe paraqitja e gjallë e emocioneve të Marisë,  e cila është pikturuar si nënë që qan mbi trupin e vdekur të birit të vet, mbi Krishtin. 

Prezantimi i tillë është tipik për artistët e Rilindjes së hershme të Iatalisë, të cilët shfaqen pothuajse njëqind vjet më vonë nga krijimi i “Vajtimit të Krishtit”. Për këtë arsye ky kompozim konsiderohet si paraardhës i pikturës së Rilindjes. Afresket në kishën e Shën Pnatelejmonit tregojnë se në art as koha, as hapësira shpesh nuk kanë vlerë të madhe – sepse çdo kryevepër arti menjëherë bëhet pjesë e barabartë e përjetësisë.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.