Çarshia e vjetër e Shkupit

 

Çarshia e vjetër e Shkupit

Nëse pyesni ndonjë shkupjan se në cilin vend mund të ndjeni shpirtin e kryeqytetit, ai me siguri do t’ju drejtojë për një shëtitje në çarshinë e vjetër të Shkupit. Ka vetëm një arsye pse kjo është kështu – çarshia është vendi që bashkon traditën me kohën moderne, ajo është zemra e qytetit, ku mbahen dhe zgjerohen njohjet, në të çdo hap është pjesë e historisë, çdo ndërtesë është mahnitëse. Çarshia reflekton shoqërinë multikulturore të qytetit.

Çarshia e Shkupit vazhdon të ekzistojë më shumë se shtatë shekuj. Ajo shtrihet nga Ura e Gurit e deri tek Bit pazari dhe kalasë. Në atë kohë u ndërtua në bazë të shembujve të metropoleve të tjera bizantine.  Në shekullin e 16 dhe 17 u bë një nga çarshitë orientale më të rëndësishme në Ballkan, dhe në mesin e shekullit 17 në të ka pasur mbi 2150 dyqane.

 

 

Edhe pse ka përjetuar disa katastrofa, siç është rënia e zjarrit në vitin 1689 dhe tërmeti në vitin 1963, çarshia ka mbijetuar deri në ditët e sotme dhe paraqet krenari për qytetin. Tani mbizotëron arkitektura otomane, por vërehen edhe mbetje nga periudha bizantine. Veçanti të famshme janë bujtinat, midis të cilëve janë Suli an, kapan an, karvan sarai Kurshumli an; si dhe hamamet siç janë Çifte ose Daut Pashin hamam – dhe secili prej tyre përmban nga një histori të papërsëritshme.

Çdo objekt më i rëndësishëm i çarshisë sot është bërë galeri ose muze. Bëni një shëtitje nëpër rrugët e ngushta me kalldrëm të labirintit të çarshisë, kënaquni në bukurinë e arkitekturës, takoni ndonjë nga dyqanet, shijoni lahmaxhunin, kërnacet ose ndonjë byrek, ëmbëlsohuni me llokum, pini një çaj. Merrni frymë thellë dhe ndjejini aromat e të kaluarës.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.