Kokino

 

Kokino

Mijëra vejt më parë banorët e këtyre trojeve verënin trupat qiellorë. Dëshmi për këtë është observatoria megalitike Kiniko, e cila ka origjinë nga viti 1800 para erës sonë nga koha e hershme e bronxit dhe gjendet në majën e malit të njohur si Tatiqev Kamen.  Këtu banorët parahistorikë kryenin ritet dhe ritualet e lashta, në këtë vend ndiqeshin ciklet e Diellit dhe Hënës dhe matej koha.

Observatoria është vendosur në një kodër neo-vullkanike, shkëmbinjtë e së cilës janë formuar nga ngurtësimi i llavës që rrodhi nga krateri vullkanik. Pikërisht të çarat që formoheshin gjatë kalimit të kohës ishin shenjat kryesore me të cilat shënoheshin vendet e daljes së Diellit dhe të Hënës në periudhat e ekuinoksit dhe solstikut, si dhe vendet e devijimit të tyre.

 

 

Edhe pse është zbuluar që në vitin 2001, kjo observatori e lashtë e gjeti ventin e merituar në listën e observatorive të vjetra më të rëndësishme në botë nga ana e NASA-s, e cila e radhiti Kokino në vendin e 4. Mendohet se pleqtë dhe udhëheqësit e fisit kishin pozicion të privilegjuar për të vëzhguar qiellin.

Mjafton vetëm të uleni në ndonjë nga fronet e gdhendura në shkëmbinj, në të cilat rinin pleqtë dhe udheheqësit, dhe të prisni daljen e diellit dhe rrezatimin e rrezeve të para, në këtë mënyrë do të ndieni të lidhur me perënditë e vjetra në të cilat besonte populli.

 

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.