Kalaja e Samuelit dhe Amfiteatri

 

Kalaja e Samuelit

Për herë të parë përmendet nga historiani antik Tit Livij si mure qytetare të qytetit Lihnidos në shekullin e 3 para erës sonë, ndërsa përshkrimi më i madh daton nga shekulli 5 kur kalaja mbrohej nga sulmet e fiseve gjatë Shpërnguljes së madhe të popujve. Kalaja përdorej edhe në periudhën Romake edhe në atë Bizantine, dhe gjatë periudhës të mbretërisë së Samuelit u zgjerua dhe u përmirësua në mënyrë të konsiderueshme.

Forma e sotme ka origjinë nga koha e mbretit Samuel, madje se ekzistojnë të dhëna për prishje dhe riparime të kalasë nga ana e Turqve dhe Bizantinëve. Sot janë ruajtur 18 kulla dhe katër porta të kalasë, e cila është shenjë e mbrojtur e Ohrit. Në kala janë zbuluar shumë sende të rëndësishme dhe zbukurime me material të çmuar, dhe është gjetur nekropoli helenistik i shekullit të 5.

 

Amfiteatri

Në gjuhën dhe frymën e antikës flet edhe amfiteatri në pjesën e vjetër të Ohrit. Mendohet se u ndërtua në shekullin e 3 para erës sonë. Nga kjo epokë dhe nga periudha e mesjetës janë ruajtur shumë artefakte. Sot teatri është vend ku mbahen shumë manifestime, midis të cilave dhe ngjarjet në kuadër të festivalit Vera në Ohër.

Nëse e vizitoni Ohrin gjatë periudhës së verës dhe nëse nuk shkoni të shikoni ndonjë shfaqje në këtë teatër, do të humbisni mundësinë e vetme për të ndier ndjenjën që ka pasur ky publik në të njejtat vende para mijëra vjet më parë.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.