Mali Sharr

 

Kodra e diellit - Popova Shapka

Qendra turistike Popova Shapka (Kodra e Diellit) është vendosur në zemrën e masivit të Malit të Sharit, në një lartësi mesatare prej 1700 metra mbi nivelinj e detit. Për faktin se përmban një numër të madh të ditëve me diell në verë është një vend i frekuentuar për ngjitjet dhe shëtitjet në mal nëpër peisazhet piktoreske, dhe tereni është ideal për adhuruesit e çiklizmit.

Çdo verë këtu mirëmbahet çiklizmi malor „Ujërat e Sharit“. Popova Shapka ka bollëk të manaferave, boronicave, luleshtrydheve të egra dhe kërpudhave, dhe në zonën e saj shtrihen disa liqene akullnajore. Tipari karakteristik i Popova Shapka (Kodra e Diellit) është se në gjysmën e vitit është e mbuluar me dëborë. Këtu dëbora bie nga nëntori deri në maj dhe i fton të gjithë admiruesit e sporteve dimrore.

 

 

Këtë qendër të vjetër dhe të njohur për sporte rekreative dimrore në Maqedoni e zbukurojnë terene të mrekullueshme për ski me një sipërfaqe prej 35 km2. Popova Shapka (Kodra e Diellit) ka disa shtigje për ski, tre shtigje të homogjenizuara sipas standarteve të FIS, dy ashensorë dhe nëntë teleferikë, me kapacitet prej 8000 skiatorë në orë.

Në kohët e fundit, Shapkën e vizitojnë sa më shumë adhurues të snoubordit dhe skive ekstreme. Në këto shtigje mbahet dhe Kupa tradicionale e malit të Sharit në sllallomin gjigand dhe në sllallom. Qofshi profesional apo rekreativ, shtigjet e skive, gjatësia e të cilave është rreth 10 kilometra, do të jenë rast i vërtetë për të shijuar dëborën.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.