Korabi

 

Korabi

Duhet vetëm të shikoni masivin malor të Korabit për të ndjerë sfidën të ngjiteni dhe zbutni kështjellën e tij spektakolare. Në Korab gjendet edhe maja më e lartë e Maqedonisë – maja Korabi i Madh (2764 merta). Ngjitja e kësaj apo majave të tjera është avanturë e papërsëritshme, në të cilën njeriu ndien se mund të prekë qiellin.

Sipas shumicës, mali Korab është relievi më i bukur në Maqedoni.  Për shkak të raritetit dhe bukurisë natyrore hyn në kuadër të parkut nacional parku i Mavrovës. Korabi është gjithashtu mali më alpin në këtë teritor, i pasur me florë alpine. Mbi të ngjiten deri 52 maja më të larta se 2000 metra.

 

 

Kodrat e Korabit janë jashtëzakonisht të rrëpira, dhe në disa vende vihen re shkëmbinj vertikal, të cilat janë të larta deri në njëqind metra. Një e treta e malit është e pasur me pyje gjetherënëse dhe gjysmën e ripit alpin e përbëjnë kullotat. Është i pasur me përenj dhe lumenj,  të cilat kanë rrjedhë të shpejtë dhe me rradhë rjedhin mbi kanione dhe lugina. Lumi i Thellë (Длабока Река) ka pjesë më të madhe burimore dhe rrjedhë tërheqëse me deri tre kanione. 

Me 130 metrat e tij, ujëvara e këtij lumi është më e larta në Ballkan. Karakteristike është se ujëvara mund të shihet qartë nga largësi vetëm në pranverë dhe në fillimin e verës, gjatë dimrit është e ngrirë. Bukuri plotësuese i japin liqenet akullnajore. Korabin e zbukurojnë tetë liqene të përhershme dhe liqeni më i madh prej tyre është liqeni i Korabit, i cili gjendet në lartësi prej 2470 metra dhe është sipërfaqja më e lartë ujore në Maqedoni – një perlë e vërtetë malore.

 

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.