Liqeni i Matkës & Kanjon

 

Liqeni i Matkës

Matka është një nga peisazhet më të njohura dhe më madhështore në Maqedoni. Gjendet vetëm 15 kilometra larg qytetit kryesor dhe është vendi më i preferuar për kalimin e fundjavave. Ajo është një kanion i lumit Treska i cili karakterizohet me formë specifike, shumëllojshmëri të reliefit, shpate të pjerëta dhe masive shkëmbore vertikale.

Matka gjithmonë ka tërhequr një numër të madh dashamirës dhe hulumtues të natyrës, për faktin se ajo është një rezervë natyrore të kafshëve të ralla (siç janë shqiponjat kokëbardha dhe pesëmbëdhjetë llojet e fluturave që jetojnë vetëm në këtë teren) dhe të bimëve endemike dhe bimëve mjekësore. Parku Speleologjik është një nga parqet më magjepsës në Evropë. Në këtë mjedis gjenden dhjetëra shpella me gjatësi prej 20 dhe deri 176 metra.

 

Kanjoni Matkës

Më e shquar prej tyre është shpella nëtokësore Vrelo, në brendësinë e së cilës gjenden dy liqene dhe është e pasur me stalaktite. Dominon stalaktiti i madh në formën e koneve, i cili grumbullohet 2700 vjet. Me 212 metra thellësi, tani Vrelo është shpella më e thellë nënujore në Ballkan, dhe e dyta në Evropë. Thellësia akoma nuk është plotësisht e zbuluar dhe është subjekt i hulumtimeve të mëtejshme.

Dashamirësit e sporteve ekstreme kanë mundësinë për të shijuar ngjitjen sportive dhe alpinizmin, ose sportin me kajak në ujërat e egra.  Pikërisht këtu, në lumin Treska u mbajt Kampionati Botëror në kajak në ujëra të egra në vitin 1975. Të gjithë, pa përjashtim, mund të kënaqen në shëtitjen me varkë në liqenin më të vjetër artificial në Maqedoni, ndërsa në afërsi të tij ka 4 kisha dhe manastire. Në Matkë ndërthuren dhe lidhen një numër i madh rrugësh, kështu që është shumë e lehtë të vini tek destinacioni i dëshiruar. Mund të humbni në ëndrat dhe psherëtimat e shkaktuara nga pamjet që ofron Matka.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.