Liqeni i Dojranit

 

Liqeni i Dojranit

Vendi i vërtetë ku mund të ndieni ndikimin klimatik të Mesdheut është zona e Liqenit të Dojranit, pjesa juglindore e Maqedonisë. Hapja drejt jugut dhe lartësia e ulët mbi nivelin e detit (148 metra) shkaktojnë temperaturë mesjetare vjetore të ujit rreth 15-18 gradë dhe në verë deri në 25-27 gradë, kështu që mund të mendoni se gjendeni në ujërat e ndonjë liqeni tropikal.

Liqeni i Dojranit, me një sipërfaqe prej 43, 1 km2, është liqeni më i vogël tektonik në vend dhe liqeni më i cekët, me një thellësi maksimale prej 10 metra, i cili është një mbetje relike nga Liqeni Peonian.  I pasur me fitoplankton (ku më të zakonshme janë algat blu-jëshile Cyanophycea) dhe zooplanktonet (ku përfaqësues janë 23 llojet e karkalecave dhe një numër i madh guaskash).

 

 

Prodhimi i lartë i planktoneve do të thotë edhe pasuri me peshq. Në liqen ka rreth 15 lloje peshku. Vera në Dojran është e nxehtë dhe e thatë dhe dimri është i butë dhe i lagësht. Pasuria me llojet endemike të algave që jetojnë në liqen do t’ju mundësojë të ngopni frymëmarjen me jod, dhe mos e shmangni mundësinë të lyeni trupin me baltën shëruese të dojranit.

Nëse kërkoni vend për qetësi dhe pushim, në përqafimin e mjedisit mesdhetar, të rrethuar me bukuri të papërsëritshme të natyrës, atëherë Dojrani është vendi i duhur për ju.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.