Thëllëza e fushës

 

Thëllëza e fushës

Thëllëza e fushës banon në zonat me klimë të butë, rallë mund të gjendet edhe në vendet më të larta. Karakterizohet me ngjyrë hiri, me njolla dhe vija më të erëta dhe më të hapura. Ka njollë kafe të errët në formë patkoi në stomak, e cila është më e theksuar tek mashkulli. Në Maqedoni ka interes të veçantë për këtë lloj gjahu, dhe gjendet në të gjitha bazat e gjuetisë për lloje të vogla, më shumë në rrjedhën e mesme dhe të poshtme të Vardarit, si dhe në bazat e gjuetisë  të kumanovës, svetinikoles dhe të pelagonisë. Thëllëza gurore është veçanëtisht e bukur. Në pjesën e sipërme të trupit dhe në kokë theksohet ngjyra e hirtë, ndërsa në pjesën e poshtme të trupit mbizotëron ngjyra e bardhë me shenja të zeza.

Jeton në tufa të vogla. Zakonisht banon në vende shkëmbore dhe me bimësi të ulët. Nga shpendët e ngjashëm dallohet nga tingujt e mprehtë dhe me zë të lartë. Në Maqedoni gjendet në vendet më të larta, sidomos në vendet ku ka blegtori të zhvilluar, sepse ndjek tufat e bagëtive, dhe kryesisht gjendet në Mariovo. Bazat e gjuetisë më të mira për këtë lloj shpende në Maqedoni gjenden në Malin e Sharit, Malin e Thatë, Bistra dhe Stogovo. Gjahu i thëllëzës gurore është shumë tërheqës dhe sezoni i gjuetisë përkon me peridhën kur gjuhet dhe lepuri.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.