Shqiponja

 

Shqiponja

Në Maqedoni gjenden 10-15 lloje të shqiponjave, në varësi të llojit dhe ushqimit të tyre, mund të gjenden në vende më të larta dhe më të ulëta, për këtë arsye gjenden edhe në male edhe në fusha. Edhe pse shqiponjat konsiderohen si dëmtues, ndalohet gjuetia e tyre për shkak të numrit të tyre të vogël dhe nga rreziku i zhdukjes. Në Maqedoni më e pranishme është shqiponja e gurëve, e cila është më madhja nga të gjitha llojet e shqiponjave në këto territore. Shkaba kokëbardhë gjendet më së shumti në territoret e Demir Kapisë, Mariovës, Osogovës, dhe pranë Liqenit Matkë.

Gryka e Demir Kapisë është një nga rezervat më të pasura të zogjve të rallë në Evropë, gjithashtu këtu mund të gjenden shkaba kokëbardhë dhe shkaba egjiptiane, shqiponja e artë, shqiponja gjarpërngrënëse, shqiponja minjngrënëse, si dhe lloje të ndryshme të fajkojve dhe shpendëve të tjera të ralla të ndaluara për gjueti. Ejani në maqedoni për të parë shqiponjë krahëhapur në fluturim nën qiellin e pastër dhe ndijeni madhështinë e pamjes. Afrohuni të paktën një hap më afër pavdekshmërisë.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.