Ariu

 

Ariu

Në territorin e Maqedonisë gjendet popullatë e izoluar e nënllojit të ariut të murrmë euroaziatik (Ursus arctos arctos). Ai ka gëzof në ngjyrë kafe të hapur dhe të errët, në raste të caktuara është i kuq ose pothuajse i zi. Forma e kokës së tij është e rumbullakët me vesh të vegjël dhe të rumbullakët, ariu ka strukturë të fortë të kockave me putra dhe kthetra të mëdha. Ky lloj është përgjithmonë i mbrojtur në  Maqedoni, gjuetia e tij është e ndaluar që nga viti 1996.

Mund të gjendet në parqet kombëtare të Galiçicës, Mavrovës, dhe Pelisterit, si edhe në rrethinën  e Jasenit. Gjatë shëtitjeve në pyje, lehtësisht mund të vërehen gjurmë të lëna nga ariu. Në shumicën e fshatrave ndodh që ariu të zbresi malin në kërkim të ushqimit. Kjo kafshë është karakter pothuajse konstant në tregimet popullore maqedonase me kafshë, në Makedonski Brod mund të gjendet skulpturë në formën e një ariu,e cila daton nga Neoteli, kështu që mund të vërehet kulti që populli i jep rëndësi kësaj kafshe. 

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.