Çashka

 

Çashka

Në pjesën e mesme të Maqedonisë gjendet komuna rurale Çashka, e cila karakterizohet me një vendodhje të shkëlqyer gjeografike. Si pjesë e kësaj komune gjendet maja më e lartë e malit Jakupica, Solunska Glava (2540 metra), si dhe lumenjtë tërheqës Babuna dhe Topolka, në rrjedhën e së cilës shtrihet fusha aluviale, e cila është shkaktuar për shkak të sedimenteve të lumenjve. Në kuadrin e kësaj komune gjenden edhe disa nga fshatrat më të bukur të Maqedonisë, siç janë Papradishta, Nezhilovo, Teova, Vranovci dhe Bogomila, në të cilën sipas disa historikanëve fillon lëvizja e Bogomillës në gjysmën e parë të shekullit të 10. Nezhilovo gjendet në pjesën e poshtme të masivit shkëmbor Jakupica, në luginën e lumit Babuna, në një lartësi prej 700 metra mbi nivelin e detit.

Përveç se mund të befasoheni nga shtëpitë me arkitekturë specifike rurale, ku dominojnë shtëpitë prej guri, shpesh të ndërtuara në dy kate, gjithashtu mund të befasoheni edhe nga të çarat gjigande shkëmbore të Jakupicës në pjesën veriore të fshatit, të quajtur Shkëmbinj të Nezhilovës, të larta mbi 100 metra. Mund të bëni shëtitje në pjesën e poshtme të shkëmbinjve, pranë burimit të lumit Babuna me një ujëvarë të mrekullueshme, ose të pushoni në hapësirën e mbuluar me pyje të dendura prej dushku dhe ahu. Gëzimi më i madh për alpinistët janë shtigjet malore-rekreative të cilat çojnë në shtëpinë malore Çeples, deri tek burimi i Babunës dhe deri tek pjesët më të larta të Jakupicës. Për alpinistët më të qëndrueshëm dhe më këmbëngulës është e pashmangshme ngjitja e majës Solunska Glava, ku thuhet se, nëse koha është e kthjellët – mund të shihet edhe qyteti i Selanikut.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.