Vevçani

 

Vevçani

Në Vevçan pothuajse çdo gjë është në shenjën e ujit. Në fshat ka aq shumë ujë sa për një moment do t’ju bëj të mendoni se gjendeni në ndonjë Veneci rurale. Vevçani përmendet si vendbanim rural që nga fundi i shekullit 9, kur ishte i zhvilluar dhe ekonomikisht i fortë. Është shtrirë poshtë malit Jablanica, 14 kilometra larg Strugës. Ky teritor është ndarë në Lagjen e sipërme dhe të poshtme, me një lartësi prej 830 deri 960 metra mbi nivelin e detit, një zonë e cila përfshin një sipërfaqe reth 35 km2.

Vevçani është i pasur me shije dhe bukuri urbane, dhe si gjithmonë edhe në ditët e sotme ai është simbol i pavarësisë dhe protestave për vendimet që nuk korrespondojnë me interesat lokale e të gjithë banorëve. Dhe deri në ditën e sotme ata e deklarojnë vendin e tyre si shtet brenda shtetit. Kur të vizitoni Vevçanin, duhet të kaloni edhe pranë burimeve, që janë të njohura si Burimet e Vevçanit, të cilat janë monument i natyrës.

 

 

Burimi kryesor është vendosur në hyrjen e shpellës, dhe më poshtë gjenden disa burime të përhershme, të cilat në mënyrë nëntokësore bashkohen me kryesorin. Këtë teren të pasur shpirtërisht e triumfon kisha „Shën. Nikolla“, ku festohen Pashkët dhe Krishtlindjet. Në Vevçan gjendet dhe shtëpia përkujtimore e fizikantit Mihailo Pupin, i cili një herë e një kohë ka jetuar këtu.

Gjatë shëtitjes deri tek Burimet nëpër urat dhe shtigjet e rregulluara, pranë faltoreve të shumta do të ndjeni shpirtin e vendit, të cilin me të vëretetë do ta përjetoni kur do të vendosni të bëheni pjesë e karnevalit tradicional pagan, i cili mendohet se ekziston pothuajse 1400 vjet – Karnevali i Vevçanit.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.