Lesnovo

 

Lesnovo

Një nga fshatrat më të veçanta në teritorin e Republikës së Maqedonisë, posaçërisht për vendodhjen e tij, është fshati Lesnovo. Ai është vendbanimi i vetëm në Maqedoni që shtrihet mbi një krater vullkanik fosil i mirë-ruajtur dhe i qartë. Krateri i Lesnovës paraqet një monument i natyrës dhe rallësisë gjeologjike. Lesnovo është një nga fshatrat më të vjetra në Maqedoni. Gjatë shekujve, ky fshat asnjëherë nuk e ka ndryshuar vendodhjen e tij. Popullsia vendase gjatë shekujve ka përpunuar gura për mulli nga shkëmbinjtë cilësorë. Për shkak të cilësisë së tyre të jashtëzakonshme, këto gurë janë porositur nga i gjithë  Ballkani. Në zonën e fshatit gjenden edhe disa kisha shpellore. Lesnovo ka qenë strehë e klerikëve më të rëndësishëm të Ballkanit në Mesjetë, këtu kanë jetuar edhe katër heremitët më të mëdhenj (Jovan Rilski, Prohor Pçinski, Joakim Osogovski dhe Gavril Lesnovskikoi), të cilët pas arritjes së pjekurisë shpirtërore, u larguan për të përhapur natyrën shpirtërore në hapësira të tjera.

Veprat e shkollës letrare të njohur mesjetare të Lesnovës kanë vlerë të çmuar dhe gjenden në depot e muzeve të Evropës. Në periudhën midis shekullit të 10 dhe 14 në Lesnovë është krijuar republika e parë e murgjve në Ballkan. Shtëpitë tradicionale të Lesnovës janë të ndërtuara prej guri, druri dhe tulla, me ballkone të larta.  Thuhet se tryeza e Lesnovës ka qingjin më të shijshëm në vend, ndërsa kosi dhe djathi kanë cilësinë më të pazëvendësueshme. Specifike janë mjalti natyror dhe lëngjet prej hidhre, mane dhe shtogu. Ngjituni në dy majat më të larta të këtij fshati dhe kënaquni me panoramën e mrekullueshme të Lesnovës. Shëtitjet në natyrë janë përvoja më e këndshme. Drejt Lesnovës përrallore do t’ju tërheqë një forcë mistike, sepse rrallë gjendet një kombinim i tillë i vlerave natyrore, kulturore dhe historike.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.