Brajçino

 

Brajçino

Asnjëherë nuk mund të dini se sa i pastër, i lehtë dhe i freskët mund të jetë ajri deri sa nuk shkoni në fshatin Brajçino. Vendoseni në brendësinë e malit Baba, në një lartësi prej 1000 metra, pranë luginës së lumit të kristaltë të Brajçinës. Rreth jush shtrihen pyjet dhe fshehur brenda saj ndodhet bota e turpshme e kafshëve të ndryshme.  Mbi ju ngrihen disa maja malore dhe pak më larg ju tërheq shikimin e kaltra qetësuese e Liqenit të Prespës. E mbushni kraharorin me frymë dhe aromë të frutave pyjore, e njihni mjedisin e mrekullueshëm nëpërmjet rrugëve malore të këmbësorëve dhe shtigjet e biçikletave dhe e kuptoni se keni ardhur në vendin ku edhe heshtja qetësohet. Ndjeni lirinë që vetëm zogjtë mund ta kuptojnë, që çdo vit emigrojnë në Brajçino dhe e zgjedhin si destinacionin e tyre për pushim dhe për ushqim. Fshati është i pasur me burime dhe përrenj të shpejtë.

Në lumin e Brajçinës noton lloji më i vjetër i troftës dhe pyjet me bredha shënojnë përqindjen më të lartë të rritjes në vit në Evropë. Shtëpitë e vjetra fshatare i zbukuron arkitektura autentike, e cila daton nga shekulli 19, por ka edhe shumë shtëpi moderne.  Shumë veta thonë se Brajçino është fshat urban nga aspektin e stilit të jetesës dhe pamjes së disa ndërtesave. Nuk duhet të habiteni nëse e merrni parasysh se në fillim të shekullit 20 në këtë fshat janë mbajtur ballo të mëdha. Në fund të shëtitjes së gjatë është e pashmangshme të mos ëmbëlsoheni me reçel të shijshëm, ëmbëlsirë apo komposto të përgatitur nga banorët e këtij fshati, por mund edhe të ngrohni shpirtin me disa gllënqka të likerit unik i bërë nga frutat pyjore.

Promote your Service

Accomodation

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.