Netët e poezisë në Strugë

 

Netët e poezisë në Strugë

Çdo adhurues i fjalës së shkruar e di se mbi 50 vjet qyteti i Strugës mbledh emrat më të rëndësishëm e më të famshëm poetik në Nëtët e Poezisë në Strugë. Në fund të muajit gusht fillon mbledhja e poetëve më të mëdhenj nga vende të ndryshme të botës, të cilët mblidhen për të nderuar poezinë.  Festivali tradicionalisht fillon me leximin e poemës “Trishtim për jugun” („Т’га за југ“) e Kostantin Miladinov, i cili konsiderohet si iniciator i poezisë moderne Maqedonase, dhe në nder të të cilit ka ndodhur kjo ngjarje e mrekullueshme.

Çdo vit zgjidhet një poet i njohur të cilit i jepet çmimi “Kurora e Artë” për veprat e tij jetësore, gjithashtu ndahet dhe çmimi “Vëllezërit Milladinov” për librin më të mirë poetik të publikuar në gjuhën Maqedonase. Gjatë ekzistencës shumëvjeçare të Festivalit Ndërkombëtar Poetik, kanë marrë pjesë rreth 5000 poetë nga qindra vende, që e bën Strugën vendmbledhjen më të madhe të poetëve në botë.

 

 

Ndaj për këtë qytet thuhet se është kryeqyteti poetik i poezisë, dhe për Festivalin thuhet se është festa më e madhe në nder dhe lavdi të poezisë. Të ftuar deri tani kanë qenë Pablo Neruda, Alen Ginzberg, Ted Hjuz, Pablo Neruda, Josif Brodski, Tomas Transtromer dhe shumë të tjerë.

Leximi i poezisë në Urën e bukur të Drinit, zilja e larmisë së gjuhëve, peisazhi i mrekullueshëm i Strugës, prekja e kulturave dhe civilizimeve të ndryshme, e bën një përvojë unike dhe të paharueshme për të gjithë avokatët e paqes dhe bashkëjetesës, si dhe për të gjithë adhuruesit e natyrës, verës dhe literaturës.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.