Festivali ndërkombëtar i dramës Antike

 

Drama Antike '' Stobi ''

Nuk ka vend më të mirë që të mbahet festivali kushtuar dramës antike nga skena që ka origjinë pikërisht nga periudha e antikës. Skena e lashtë e Stobit e ka ruajtuar traditën e teatrit antik, dhe aty çdo vit në periudhën verore kryhen tekste teatrale të dramaturgve më të njohur antik. Nga viti 2001, në këtë skenë mbahet festivali ndërkombëtar i dramës antike.

Midis mureve të ndriçuara të amfiteatrit aktorët i gjallërojnë tekstet e njohura të heronjve antik të dramës, duke mundësuar një spektakël për spektatorët, të cilët për shkak të mjedisit të lashtë ndihen sikur kthehen prapa në kohë. Përveç dramave nga autorë si Aristoteli, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe të tjerë, teatret e shumë vendeve që marrin pjesë në festival, nganjëherë shfaqin shaqje të posaçme për skenën e Stobit.

 

 

Tradicionalisht, ndahen çmime për shfaqjen më të mirë, regjinë dhe aktorët më të mirë. Ky festival i dramës antike u shndërrua në një ngjarje tërheqëse kulturore, dhe dëshmi për këtë është pjesëmarrja maksimale dhe plotësimi i amfiteatrit.

Uluni në një nga vendet ku dikur janë ulur njerëzit e mëdhenj të qytetit Stobi, ndieni magjinë e dramës, dëgjoni zërat e mendimeve më të vjetra njerëzore të përkthyera në tekst, nën  qiellin e natës, dhe kënaquni në performancën mjeshtërore të aktorëve. Katarza e tragjedive apo e qeshura e komedive do t’ju pastrojë, ndërsa mjedisi autentik në lokalitetin Stobi edhe më shumë do t’ju befasojë.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.