Vesa e qiellit

 

Vesa e qiellit

Rakia është pjesë e pandashme e tryezës maqedonase, e cila e shoqëruar me sallatë të shijshme, muabet dhe shoqëri të mirë, e ngroh shpirtin, hap oreksin dhe i afron njerëzit. Zakon i vjetër është miku të mirëpritet me raki dhe meze. Tradicionalisht shërbehet në faqore për raki.  Nëse pihet me karar mund të jetë e shëndetshme për trupin e njeriut. Jo rastësisht paraardhësit e kanë quajtur „ilaç popullor“. Në Maqedoni ka një traditë shekullore e kultivimit të kujdesshëm të vreshtave dhe prodhimit të rakisë. Më e zakonshme është rakia e rrushit, e cila prodhohet me 40 deri 60 përqind alkol. Rakia e rrushit mund të jetë e verdhë ose e bardhë. Vendi kryesor i rrushit dhe rakisë së rrushit është qyteti Kavadarci. Në rajone të caktuara të Maqedonisë veçanërisht e populluar është edhe rakia e kumbullës. Në çdo gllënjkë të saj ndihen shija dhe aroma e kumbullës, dhe disa njerëz thonë se kjo raki rigjallëron. Një nga prodhimet më të njohura maqedonase është uzoja e Strumicës, e cila është raki e përgatitur me anason.

 

 

Më e mirë është në rajonin e Strumicës, ku piqet më shumë se tre shekuj. Ky lloj i uzos është më i njohuri në teritorin e Ballkanit, cilësia e tij e jashtëzakonshme është falë përdorimit të lëndëve natyrore të papërpunuara. Populli maqedonas tradicionalisht prodhon raki në kushte shtëpiake. Proçesi nuk është shumë i ndërlikuar, por ka nevojë për përvojë të gjatë, shumë kohë dhe shumë kujdes. Do të ishte e mrekullueshme nëse para jush do të servirej raki e vjetër e mbajtur në fuçi prej dushku ose mani. Ajo merr ngjyrë floriri të veçantë  dhe ka shije të mrekullueshme. Rakitë maqedonase kanë fituar çertifikata mirënjohjeje dhe çmime në parairet ndërkombëtare dhe janë të mirëpranuara nga çdo person që i ka provuar njëherë.  Zgjedhja është shumë e madhe -  është dëshira juaj dhe humori i momentit se kë do të zgjidhni dhe se me cilat ushqime do ta shoqëroni. Duhet vetëm të dini se deri sa nuk provoni raki shtëpie, nuk mund ta njihni mirë këtë vend.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.