Specialitete mishi

 

Specialitete mishi

 

Derisa nuk vini në Maqedoni dhe nuk e provoni mishin e qengjit maqedonas – nuk do të dini se si është shija e tij e vërtetë. Mishi i qengjit është i lëngshëm dhe nuk mund t’i rezistosh, tërheqës si në sy dhe në shije, dhe shumë vetë thonë se “shkrihet” në gojë nga freskia e tij. Kur mendohet për ushqimin kryesor në tavolinën maqedonase, shpesh shkon mendja tek specialitetet me mish, sidomos tek mishi i qengjit. Shija e tij specifike dhe cilësia e lartë, midis të tjerave, është falë kullotave të pastra dhe të pasura.

 

 

 

Pothuajse çdo shtëpi në Maqedoni ka recetën e vet të veçantë për pjekjen e mishit të qengjit në mënyrë të përkryer, dhe përgatitja e tij nuk duhet gjithmonë të jetë e ndërlikuar për të marrë një drekë të shijshme. Zakonisht përgatitet duke e prerë pak në sipërfaqe dhe duke e mbushur me hudhër dhe degë rozmarinë. Mishi dekorohet me patate, kungull, qep ose ndonjë perime tjetër. Për traditën e të ngrënit të mishit të qengjit flet edhe fakti se ai zakonisht përgatitet për festa ose për piknik në natyrë. Tryeza solemne në një nga festat më të mëdha të krishtërimit, Pashkët, është e pashmangshme të mos pasurohet me mish qengji, i cili është simbol i butësisë, pafajësisë dhe pastërtisë. Përveç mënyrës së zakonshme të përgatitjes së mishit të qengjit, ekziston edhe një recetë e vjetër në Dibër, ku mishi shërbehet me kumbulla të thata. Mishi i qengjit shërbehet me verëra më të forta, të tilla si: vranec, prokurec ose kratoshija. Tryeza tradicionale maqedonase gjatë drekës pasurohet edhe me ushqime me mish derri ose viçi, si dhe me piperka të mbushura, kungull të mbushur dhe sarmë, të cilat përgatiten me mishë të grirë dhe kombinohen me perime. Duhet të uleni të paktën njëherë për drekë në Maqedoni, për të kuptuar se pse kjo tryezë është një nga më të njohurat në Evropë.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.