Kult drejt Sallatës

 

Kult drejt Sallatës

Numri i ditëve me diell në Maqedoni nganjëherë arin deri në 280 ditë në vit. Ky është vetëm një tregues i klimës së përshtatshme për rritjen e llojeve të ndryshme të perimeve. Më karakteristike për këtë rajon, pa dyshim, janë domatja dhe speca. Domatet janë të mëdha, të lëngshme dhe të freskëta, tërheqin edhe me pamjen edhe me shijen e lëngshme. Lloji autokton i domates në teritorin e Maqedonisë është domatja me formë si të mollës. Piperkat gjenden në lloje të ndryshme – jëshile, të verdha dhe të kuqe, të ëmbla dhe djegëse. Konsumohen të freskëta dhe përveç se përdoren në sallata mund të piqen në skarë dhe të bëhen turshi.  Speci gjegës është i pazëvendësueshëm në përgatitjen e ushqimeve djegëse. Në çdo hap të tezgave të pazarit mund të gjeni zgjedhje të larmishme të perimeve të freskëta për trezën tuaj. Gjithashtu, kemi zgjedhje të larmishme të sallatave ku mund të përdoren perimet.  Kjo është një parajsë, sidomos për ata që kujdesen për të ushqyerit e shëndetshëm.

 

 

 

 

Salata tradicionale maqedonase përgatitet në kombinim me domate, kastraveca, qep, speca të pjekura dhe majdanos. Sallatat më karakteristike në kuzhinën maqedonase janë sallata e quajtur shopska, sallata e egjeut, taratori dhe sallata e maruleve. Përvojën kryesore që duhet të përjetoni në Maqedoni për t’u bërë pjesë e mënyrës tradicionale e të ushqyerit është zakoni i vjetër i të ushqyerit me meze. Këtë zakon e praktikojnë konsumatorët e vërtetë, të cilët para se të hanë ushqimin kryesor, preferojnë të pinë një gotë raki të ftohtë. Ajo pihet paralelisht me konsumimin e sallatës, madje edhe në qoftë se nuk jeni adhurues i pijeve alkolike, do të doni të paktën njëherë të provoni se çfarë ka kaq të veçantë në këtë traditë magjike e lënë në amanet.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.