Fund i ëmbël

 

Fund i ëmbël

 

Nuk ekziston mënyrë më të mirë për të përfunduar ushqimin e shijshëm me një desert. Kuzhina Maqedonase përmban shumë lloje deserte tradicionale. Një prej tyre është reçeli apo xhemi, me të cilat, sipas zakonit të vjetër, u shërbehet miqve kur mbërijnë në shtëpi. Bëhen reçele të ndryshme – nga luleshtrydhet, mjedhrat, kajsitë dhe frutat pyjore, karakteristikë e veçantë është reçeli i fikut të egër, i cili më së shumti përgatitet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë dhe ka reputacion të madh. Mjalti maqedonas është natyror dhe ekologjikisht i pastër dhe ka shije të veçantë për shkak të livadheve të paprekura. Mjalti në kuzhinën Maqedonase përdoret si shtesë në ëmbëlsirat e tjera, dhe shërbehet edhe me kungull të pjekur.

 

 

 

 

Desert i vjetër karakteristik në Maqedoni është melasa, e cila bëhet nga lëngu i rrushit. Ai ka shije dhe aromë origjinale dhe ka ndikime pozitive ndaj shëndetit. Ëmbëlsirat dhe kulaçkat në të kaluarën përgatiteshin pikërisht me këtë melasë. Si desert duhet t’i shijoni edhe specialitet e njohura – petë me kungull dhe kulaç me lulekuqe. Nuk ka pothuajse asnjë shtëpi në të cilën mikpritësit nuk do t’ju shërbejnë me ndonjë recept i ruajtur me gjenerata në familjen e tyre vetëm për një qëllim: që t’ju ëmbëlsojnë shpirtin me ndonjë desert të shijshëm shtëpiak.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.