Erëza dhe çaje

 

Erëza dhe çaje

 

Kuzhina Maqedonase është veçanërisht specifike për faktin se dallohet me kombinim të shumë llojeve të erëzave. Në masën e duhur dhe në vendin e duhur, ato i japin shije, aromë dhe pamje unike ushqimeve, duke i bërë ato lehtësisht të njohshme.

Çdo erëz ka efektin e saj magjik. Një pjesë e madhe e bimëve gjithmonë janë përdorur edhe për shkak të efektit shërues edhe si erëza në ushqime. Nga erëzat bimore që riten në Maqedoni, më i njohuri dhe më i përdoruri është majdanozi, i cili ka aplikime të shumta, dhe në fakt përdoret në të gjitha ushqimet. Gjithashtu, në ushqime përdoren edhe borziloku, sherbela, rozmarina dhe nenexhiku. Trumza (Мајчината душица) nga emri i saj tregon se ka qenë më e preferuara për popullin. Çajet si rozmarina, trumza, borziloku, sherbela, kantarioni i verdhë dhe kamomili janë nga më të preferuarit për popullin Maqedonas, gjithashtu karakteristik është edhe çaji i malit. Kjo bimë ritet vetëm njëherë në vit në zonat e larta malore, dhe nga mjekësia popullore është e njohur si ilaç universal kundër ftohjes, gripit dhe shërben si forcim i përgjithshëm i sistemit imunitar.

Erëza të tjera specifike që do t’i gjeni në kuzhinën maqedonase janë bukoveci, tërfili i ëmbël, domatet dhe piperkat e thata, dhe sidomos në Radovish është e njohur dhe kripa e afionit, e cila fitohet nga afioni maqedonas. Për të ndjerë shijen e vërtetë të erzave mos hezitoni t’i provoni me bukë. Ndonjëherë provoni diçka shumë të thjesht, të tillë si buka me kripë dhe bukovec, do të zbuloni një shije që papritur do t’ju kënaq. Në të përbëhen ritualet themelore të mikpritjes Maqedonase dhe thelbi i kuzhinës së saj.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.