Xhamia shumngjyrëshe

 

Xhamia e larme - Tetovë

Pikë referimi më i njohur në Tetovë, por edhe një nga ndërtesat më të bukura në Maqedoni është Xhamia Shumëngjyrëshe (Шарената џамија). Ajo është e vendosur në qytetin e vjetër të Tetovës, në anën e djathtë të lumit Pena. Sipas disa hulumtuesve, daton nga viti 1495, ndërsa sipas disa të tjerëve kjo xhami është ndërtuar në vitin 1564.

Mbishkrimi mbi derën e hyrjes zbulon se forma e saj e sotme rrjedh nga gjysma e parë të shekullit të 19, kur është ndërtuar mbi themelet e një objekti tjetër të vjetër, gjithashtu është e njohur edhe si xhamia e Pashës, sipas pashës Abdurahman, i cili ka qenë një zotëri turk feudal dhe ka investuar për ndërtimin dhe zgjerimin e xhamisë. Ky objekt fetar është unik në bukurinë e tij dhe jo rastësisht është vendosur në antologjitë e arkitekturës islame.

 

 

Ajo është ndërtesë katrore njëdhomëshe, e cila kombinon stil ndërtimor baroken dhe neo-klasik otoman. Merita për stolitë unike dhe piktoreske janë mjeshtrit me përvojë nga Dibra. Në fasadën lindore, veriore dhe jugore në katër rreshta janë pikturuar fusha drejtkëndore të vendosura vertikalisht në teknikën afreske, dhe veçanërisht e mrekullueshme është ana jugore e kthyer drejt rrugës kryesore për në Gostivar.

Vëmendje të veçantë tërheq përfaqësimi i Mekës, e cila është shembull i rallë dhe ndoshta i vetëm i përfaqësimit artistik i kësaj shënjtoreje në teritorin e Evropës juglindore. Dekorimi i mureve në brendësi, stolitë piktoreske gjeometrike dhe bimore dhe fasadat e Xhamisë shumëngjyrëshe i përmbajnë karakteristikat e dekorimit tradicional turk, kështu që, kur do ta vizitoni, për një moment do t’ju mahnit bukuria arkitektonike e Perëndrorisë Otomane të dikurshme.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.