Manastiri në Rajçicë

 

Manastiri në Rajçicë

Disa kilometra larg Dibrës, pasi të kaloni Liqenin e Dibrës, në fshatin Rajçica do të gjeni një nga manastiret më të bukura të Maqedonisë  – „Shën Gjorgji Fitimtari“. Ky manastir femrash është pjesë e kompleksit të manastirit Bigorski. Kisha dhe konakët e Manastirit janë ndërtuar në vitin 1835. Në kishë ka një ikonostas të gdhendur, të punuar në të njejtin vit, në të cilin ka një kryq të gshendur me kryqëzimin e Krishtit, i cili rrjedh nga shekulli i 16. Kisha është pikturuar në periudhën e viteve 1840-1852.

Në kishë ruhet pjesë e heshtrave të dorës së Shën Gjorgjit. Heshtrat e këtij shenjtori nga shekulli i 4 janë vendosur në argjend të praruar në formën e dorës. Mbase tipari më i rëndësishëm i këtij manastiri është vepra e punuar me duar nga motëria e murgeshave në kompleksin e manastirit. Në heshtje dhe me lutje të vazhdueshme, murgeshat punojnë kurora unike me cilësi të lartë.

 

 

Çdo krijim është në përputhje me qendisjen dhe ngjyrën e mantelit të peshkopit që duhet ta mbajë. Ky manastir është i vetmi në Maqedoni në të cilin punohen kurorat, ndërsa kryeveprat e tjera kërkohen edhe nga kishat e tjera të krishtera në botë.Jeta në manastir ka një ritëm të veçantë.

Ndieni, merni frymë, afrohuni natyrës, kënaquni me energjinë qetësuese që përhapet nga ky manastir dhe pyesni motrat modeste për gjithçka që ju intereson – ato me kënaqësi do t’ju përgjigjen. Nëse qëllimisht apo rastësisht vizitoni manastirin gjatë vizitës suaj në Ohër, këtë bukuri pranë Liqenit të Dibrës duhet ta vizitoni.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.