Pelisteri

 

Pelisteri

Parku kombëtar më i vjetër në Maqedoni, sipërfaqja e përgjithshme e të cilit ka 12.500 hektarë, gjendet në pjesën jugperëndimore të vendit, në shpatin verior të malit Baba. Parku e fiton emrin e majës më të lartë në mal – maja Pelister me lartësi prej 2.601 metra mbi nivelin e detit. Gjithashtu, Baba është mali më jugor me karakteristika alpine në Ballkan. Ky mal, i cili konsiderohet si mali më i butë në Maqedoni, ofron kënaqesi dhe gëzim për të gjithë.

Zona është e rrethuar me terene të shkëlqyera për alpinizëm dhe sport, është sfidë të njihet në të gjitha stinët e vitit. Tereni është i pasur me fenomene natyrore, karakteristika të pazakonta strukturore dhe struktura gjeologjike specifike, siç janë lumenjtë e gurit, shkëmbinjtë e mprehtë dhe të rrëpirë, unazat egurit, tarracat me bar etj. Dy liqenet akullnajore, Liqeni i madh dhe i vogël, të njohur si sytë e Pelisterit, janë dy kilometra të ndarë midis tyre dhe janë një vend i mrekullueshëm për pushim.

 

 

Në liqenet e Pelisterit jeton trofta endemike e pelisterit (Salmo trutta peristericus) dhe trofta e pellagonisë (Salmo trutta pelagonicus). Vegjetacioni i malit është i jashtëzakonshëm dhe tejet i pasur, dhe bota e bimëve është e ndryshme. Deri në 29% nga dendflora totale në Maqedoni rritet në Pelister

Vlerë më të madhe të pyjeve ka molika, e cila është pishë indigjene me vjetërsi terciare, e cila ritet dhe deri në 40 metra. Në Pelister ka molika të cilat janë më të vjetra se 230 vjet. Dëbora në disa vende në këtë mal mund të qëndrojë deri në qershor. Nëse jeni adhurues të skive ose të peisazheve të mrekullueshme dimrore, atëherë ejani në Pelister dhe ngrohuni me çajin malor që ritet në këtë mal.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.