Liqeni i Ohrit

 

Liqeni Ohrit

Një nga dhuratat më të bukura të natyrës në Evropë janë liqeni i Ohrit dhe mjedisi përeth tij. Për t’u dashuruar me të mjafton vetëm ta shikoni si pushon në largësi, të dëgjoni dallgët e tij dhe të vëzhgoni për disa çaste ngjyrën e tij pafundësisht të kaltër. Liqeni i Ohrit është i vjetër midis 4 deri 10 milion vjet, dhe me këtë fakt është liqeni më i vjetër në kontinentin tonë. Në shikim të parë mund t’ju çudit me madhësinë e tij dhe të mendoni se është det. Sipërfaqja e tij është 358, 2 km2.

Këtë liqen e karakterizojnë kroje dhe burime nënujore të cilat janë vendosur përgjatë bregdetit lindor dhe jugor, prandaj uji i liqenit është tepër i pastër. Transparenca në disa vende arrin deri në 22 metra thellësi. Pjesa më e madhe e burimeve sipërfaqesore gjenden tek manastiri „Shën. Naum“, dhe në afërsi të qytetit të Ohrit ndodhet një nga burimet më të njohur – Studençishta, i njohur si Burimet e Biljanës. 

 

 

Në liqen jetojnë më shumë se 200 lloje organizma endemike, dhe disa prej tyre janë të pandryshuara nga koha terciare. Ato janë katër llojet e sfungjerëve, prej të cilave më i njohur është sfungjeri endemik rrethor, llojet relike të kërminjve, llojet relike të algave, dhe një nga bimët më specifike është bima nënujore „hara“. Qyteti dhe liqeni janë mbrojtur si pasuri natyrore dhe kulturore nga UNESKO.

Në fakt, Liqeni i Ohrit është tereni më i madh sportiv në Maqedoni. Është vendi ideal për organizimin e garave me not. Lundrimi është një nga sportet më të vjetra në këtë liqen, dhe anija e parë është bërë në vitin 1940. Bashkohuni me erën dhe lejoeni të jetë shtytësi juaj nëpër ujërat e liqenit më të vjetër dhe më të bukur në botë.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.