Lepuri

 

Lepuri

Lepuri është lloji i vetëm i kafshëve të egra që është në gjendje të riprodhohet në terrene të hapura të bazave të gjuetisë në Maqedoni. Strehim të vetëm përfaqësojnë brazdat e arave të lëruara. Gjenden në zona pyjore dhe me bar, si dhe në arat e kultivuara. Vendbanimet më të mira të kësaj kafshe janë terrene të hapura me pyje të vogla të përhapura në mënyrë të përshatshme. Pikërisht për këtë arsye lepuri mund të gjendet në të gjithë Maqedoninë – nga malet e larta dhe deri tek vendet e ulëta, në pyje dhe në fusha të hapura.

Zakonisht kërkon vende më të thata dhe më të hapura, si dhe ara të lëruara. Mund të gjuhet në mënyrë të lehtë. Shuma e popullsisë së lepurit varet nga kushtet e motit në sezon, por, edhe pse numri i tij është i madh në bazat e gjuetisë së Maqedonisë, duhet të kemi kujdes ndaj gjuetisë së kësaj kafshe, ose më saktë të gjuhen aq lepuj sa është rritja e tyre vjetore. Sezoni i gjuetisë zgjat nga data 11 tetor dhe deri në 14 dhjetor.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.