Radozhda

 

Radozhda

Në pjesën e fundit jugperëndimore të Maqedonisë prej shekujsh ekziston fshati i peshkimit Radozhda, i cili dallohet nga qetësia, jeta e qetë dhe banorë të butë. Ky fshat i mrekullueshëm me histori të gjatë dhe me jetë të pasur shpirtërore është i formuar për momente të këndshme dhe rehati të plotë. Gjithçka që duhet të bëni është të relaksoheni, të dëgjoni zërat e natyrës dhe të dalgëve përkëdhelës të Liqenit të Ohrit pranë të cilit shtrihet Radozhda. I vendosur në pjesën e poshtme të kreshtës shkëmbore, fshati karakterizohet me disa vende kulturore dhe natyrore, dhe në rrethinat e tij gjenden rreth shtatë kisha të shenjta.

Në shkëmbinjtë në hyrje të fshatit është vendosur një kishë shpellore e kushtuar arhistatit Mihail. Qëndrimi në fshat do t’ju hap edhe oreksin, sidomos pasi të provoni peshkun e gatuar në mënyrë profesionale. Pasi të hyni dhe absorboni bukuritë e Radozhdës, në të cilën agimi dhe muzgu kanë ngjyrë të veçantë dhe ofrojnë përvojë unike, duke shijuar qetësinë, brenda jush do të lind një ndjenjë e pazakontë intimiteti, të cilën pa dyshim do të doni ta ruani vetëm për vete, si sekret, e cila akoma më gjatë do të rojë në kujtimet tuaja dhe së cilës do të doni t’i riktheheni, madje edhe vetëm për pikëpamjen e papërsëritshme të liqenit blu.

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.